Tech

Miu pa tel Logitech G604 LIGHTSPEED

Logitech G, brendi për gaming i kompanisë Logitech, e prezantoi Logitech G604 LIGHTSPEED Wireless Gaming Mouse. Miu pa tel për gaming i gjeneratës së ardhshme karakterizohet nga një jetëgjatësi e shkëlqyeshme e baterisë, por edhe përshtatshmëri për të kryer detyra të ndryshme.

Ky mi karakterizohet nga teknologjia ekskluzive LIGHTSPEED Wireless për koneksion pa lag, si dhe sensori High Efficiency Rated Optical (HERO) 16K për gameplay preciz dhe konsum të përmirësuar të energjisë. Lojtarët me prekjen e një butoni mund të kalojnë nga LIGHTSPEED në koneksionin Bluetooth, si dhe të kalojnë nga një makinë në tjetrën me ndihmën e një miu, shkruan KOHA Ditore. Ka gjashtë butona, 15 kontrolle të programueshme dhe një rrotë të shpejtë për skrolling.

Gamerëve gjithashtu do t’u dalë në ndihmë softueri Logitech G HUB, me interfejs modern, për krijim dhe menaxhim të shpejtë dhe të lehtë të komandave për çdo buton në mi.

Logitech G604 LIGHTSPEED Wireless Gaming Mouse pritet të dalë në shitje me pakicë gjatë vjeshtës, me një çmim të sugjeruar prej 100 dollarësh.