Google së shpejti do ta mundësojë kërkimin përmes 'screenshotëve të mençur'

Google së shpejti do ta mundësojë kërkimin përmes 'screenshotëve të mençur'

18 September 2019 15:05

Google së shpejti mund t’i kombinojë dy funksione mobile: "Edit & Share screenshots" dhe "What’s on my Screen", i cili punon falë AI. Kjo zbulohet nga fajllat APK, në të cilat ekziston një funksion i ri, i quajtur "Smart Screenshots", raporton Engadget.

Karakteristika Smart Screenshots është vendosur në versionin më të ri të aplikacionit Google 10.61 dhe e implementon toolbarin e azhurnuar kur krijohet screenshoti, shkruan KOHA Ditore. Si më parë, përdoruesi e ka opsionin për përpunim, ndarje dhe përdorim të aplikacionit të preferuar për dërgim të screenshoteve. Tani është edhe opsioni i ri: Lens.

Me zgjedhjen e Lensit, është e mundur ta kryeni kërkimin, OCR (optical character recognition) ose t’i kërkoni objektet e ngjashme vizualisht. Tani për tani nuk dihet nëse funksioni Lens do të funksionojë për të gjithë screenshotët apo vetëm ato në kuadër të Google Search.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme