Tech

Fotografitë e Galaxy A20s tregojnë tre kamera në anën e pasme

Janë shfaqur informacione të reja të “rrjedhura” për telefonin Samsung Galaxy A20s, të cilat sugjerojnë që telefoni do ta ketë një sistem më të mirë kamerash në pjesën e pasme se sa Galaxy A20, ekran pak më të madh dhe disa elemente të tjera që do të jenë më të dobëta, raporton GSMArena.

Galaxy A20s do t’i ketë tre kamera në anën e pasme. Moduleve nga modeli A20 (kamera kryesore 12MP dhe sensori depth 5MP) i bashkohet kamera ultra e gjerë 8MP (120°, f/2.2). Kamera selfie prej 8MP mbetet e pandryshuar.

Image

Ekrani i telefonit do të jetë pak më i madh se Galaxy A20. Galaxy A20s do të ketë LCD TFT 6.5 inçësh, krahasuar me ekranin 6.4 inçësh Super AMOLED në Galaxy A20, shkruan KOHA Ditore. Çipseti tani do të jetë Snapdragon 450, i cili i ka tetë bërthama Cortex-A53 (që nuk është në nivelin e bërthamave 2x A73 dhe 6x A53 në çipin Exynos 7884).

Përveç elementeve të lartpërmendura, pritet që Samsung Galaxy A20s do të ketë më shumë RAM dhe hapësirë për ruajtje, me versionin fillestar prej 4 GB/64GB. Telefoni do ta ruajë mbështetjen për sllotin e microSD, për zgjerimin e hapësirës për ruajtje të të dhënave. Bateria do ta ketë një kapacitet prej 4000mAh dhe mbështetje për mbushje të shpejtë prej 15W.

Galaxy A20s pritet të arrijë në variantet e gjelbërt, të zezë dhe të kuqe, por data e saktë e publikimit të telefonit tani për tani nuk dihet.