Tech

Firefox e bën default opsionin “DNS over encrypted HTTPS

Firefox e bën default opsionin “DNS over encrypted HTTPS

Mbrojtja e privatësisë në Mozilla Firefox së shpejti do ta përfshijë një nga detyrat themelore për çdo browseri të internetit: plotësimin e kërkesës për emrat e domaineve të cilat ndihmojnë gjatë vizitave në sajte. Developeri do ta krijojë "DNS over encrypted HTTPS" me opsion të paracaktuar në fund të shtatorit, raporton Engadget.

Ky veprim do të duhej të mundësojë që shprehitë e përdoruesve për kërkimet online të jenë edhe më private dhe më të sigurta, ndërsa gjasat janë më të vogla që të shfaqen sulmet DNS ose monitorimi i aktivitetit nga ana e faktorëve të jashtëm.