Tech

Dalin më shumë detaje rreth OnePlus TV

Descriptive Text

OnePlus TV do të prezantohet muajin e ardhshëm dhe është konfirmuar se do ta ketë një ekran QLED 55-inçësh, ndërsa tani janë shfaqur më shumë detaje rreth televizorit të ri, raporton GSMArena.

Listingu Google Play Developer Console tregon se OnePlus TV (me emër të koduar Dosa) do të vihet në lëvizje nga çipseti MediaTek MT5670, si dhe do të ketë GPU Mali-G51. Përveç kësaj, TV do t’i ketë 3 GB RAM dhe softuer Android Pie. Është theksuar rezolucioni 1080p, ndërsa televizori mund të kalojë në 4K sipas nevojës.

Pete Lau, drejtori i përgjithshëm i OnePlus, tha se TV do të përdorë UI të përmirësuar, përmes softuerit Android TV, shkruan KOHA Ditore. Gjithashtu do të ofrohet përvoja e lehtë e përdorimit për përdoruesit e telefonit OnePlus, siç është mënyra e thjeshtë për ta futur tekstin në TV me ndihmën e telefonit OnePlus.

Lau theksoi se OnePlus TV nuk do të jetë aq i lirë sa linja Xiaomi Mi TV, pasi që kompania tani për tani po pozicionohet vetëm në ofrimin e karakteristikave premium. Megjithatë, oferta e kompanisë do të jetë pak më e lirë se modelet nga Sony dhe Samsungu, për shkak të partneritetit strategjik me Amazonin.