Tech

Shtohen përdoruesit e aplikacionit “Where are U”

Shtohen përdoruesit e aplikacionit “Where are U”

“Where are U?” ka nisur një garë e vërtetë në Itali për aplikacionin që tregon vendndodhjen, pas fatkeqësisë së Simon Gautier, i cili mbeti i plagosur në një zonë shkëmbore dhe ishte krejtësisht vetëm.

I riu kërkoi ndihmë në 9 gusht, por nuk dinte ta sqaronte me saktësi se ku ndodhej, dhe ekipet e shpëtimit nuk arritën ta lokalizonin. Mendimi se një situatë e tillë mund t’i ndodhe kujtdo, ka shtyrë shumë persona në vendin fqinj të shkarkojnë në smartfonet e tyre aplikacionin: “Where are U“.