Një 18-vjeçar ka paditur kompaninë Apple, duke i kërkuar një miliard dollarë dëmshpërblim.
“Ousmane Bah, akuzon sistemin e njohjes së fytyrës se e ka lidhur gabimisht me një seri vjedhjesh në dyqanet e gjigantit amerikan”, njofton “Washington Post”.
Bah u arrestua në nëntor dhe mandati për arrest mbante foton e një personi tjetër. Agjentët e departamentit të policisë së Nju Jorkut dolën në përfundimin se hajduti i filmuar nga kamerat e sigurisë në dyqan as që i afrohej pamjes së Bah.
Në padinë e ngritur citohen agjentët e policisë dhe mendohet se “Apple” ka përdorur teknologjinë e tij të njohjes së fytyrës për të identifikuar hajdutët./ATSH/
Artikuj të ngjashëm
-
Apple fillon pagesat lidhur me pretendimet se kishte ngadalësuar qëllimisht iPhonët
-
Apple paditet për abuzim me sistemin e pagesave
-
Miliona përdorues të iPhone mund të kërkojnë dëmshpërblim pasi u mashtruan për baterinë e telefonit
-
Apple goditet me një padi 1.43 miliardë dollarë nga një firmë kineze, me pretendim se ka shkelur patentimin
-
Adoleshenti australian hakon Applen