Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Twitter po teston funksionin e ri

Foto: Reuters

Twitter po teston një veçori të re që mundëson për përdoruesit të ndjekin temat në të njëjtën mënyrë që ndjekin llogaritë.

Ky rrjet social ka njoftuar se po përdor inteligjencën artificiale për të filtruar numrin e madh të mesazheve në Twitter sa i përket çështjeve specifike, me qëllim që të mundësojë për përdoruesit të shikojnë vetëm mesazhe të vlefshme dhe cilësore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Objektivi është që një temë të ndiqet po aq thjeshtë sa ndiqet një llogari”, theksoi Sriram Krishnan, drejtor kryesor i menaxhimit të produkteve, gjatë një mbrëmjeje të organizuar në selinë e Twitterit në San Francisco.

“Funksioni i ri është testuar aktualisht nga disa përdorues të Androidit, por duhet të arrijë tek të gjithë përdoruesit e Twitterit deri në fund të vitit”, theksoi kompania./atsh