Tech

Matja e presionit të gjakut do të mund të bëhet me një ‘selfie’ ose video-incizim të fytyrës

Matja e presionit të gjakut do të mund të bëhet me një ‘selfie’ ose video-incizim të fytyrës

Për të matur presionin e gjakut, do të vijë dita kur do të bëni thjesht një ‘selfie’ ose më mirë një video-incizim të shpejtë të fytyrës tuaj me celular.

Këtë do të mund ta bëni me një instrument optik i cili do të lexojë ndryshimet në rrjedhën e gjakut në enët e fytyrës dhe, bazuar në to, do të llogarisë presionin e gjakut me një saktësi e krahasueshme me atë të matësve të presionit normal.