Tech

Samsungu në fillim të javës do të prezantojë kamerën e re 108 MP

Samsungu në fillim të javës do të prezantojë kamerën e re 108 MP

Kamerat “Quad Bayer” për smartfonët janë duke ardhur. Pas shumë smartfonëve që kanë kamera 48 megapikselësh të lansuar së fundmi, Realme dhe Redmi së shpejti do të vijnë me kamera prej 64 megapikselë por kjo nuk do të jetë fundi.

Departamenti për kamera i Samsungut do të lansojë kamerën me kapacitet prej 108 megapikselë më 12 gusht (pasnesër), shkruan gsmarena, transmeton Koha.net. Muajin e kaluar, është përfolur se kjo kamerë do të arrijë për telefonat e 2020-ës, por duket se do të arrijë më shpejtë sesa është menduar.