Aplikacioni i njohur për biseda dhe video-thirrje, WhatsApp, po përgatitet të ndryshojë me dy risi të vogla por të rëndësishme.
E para është një sistem që lejon përdorimin e bisedës pa lidhje me internetin dhe falë një versioni për kompjuter të pavarur nga smartfoni dhe tjetra, mundësia e përdorimit të së njëjtës llogari në shumë pajisje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFunksionaliteti mund të realizohet brenda vitit dhe mund të jetë pjesë e procesit që Facebooku dëshiron të transformojë dhe bashkojë të gjitha aplikacionet e tij.
Me këtë risi, aplikacioni për biseda dhe video-thirrje do të jetë në gjendje të funksionojë në mënyrë autonome edhe nëse smartfoni është i fikur.
Diçka e pamundur deri më sot.
Një funksion që në të vërtetë do t’ua bënte shërbimin 1.5 miliard përdoruesve më të ngjashëm me atë të ofruar nga Telegrami, konkurrenti kryesor i Whatsappit./atsh