WhatsApp-i është duke testuar një mënyrë përmes së cilës do tu mundësojë njerëzve që të shkruajnë mesazhe pa përdorur telefonin, për herë të parë.
Aktualisht, WhatsApp-i është i lidhur me telefonin e përdoruesit. Desktopit dhe aplikacioneve të tij të uebit u nevojitet telefoni për tu lidhur dhe për të pranuar mesazhe. Mirëpo, me sistemin e ri, përdoruesve do tu mundësohet që të dërgojnë dhe pranojnë mesazhe “edhe kur bateria e telefonit është pothuajse në zero”.
Siç ka bërë të ditur WhatsApp-i, deri në katër pajisje të tjera, siç janë kompjuterët personal dhe tabletët, mund të përdoren në të njëjtën kohë.
Për të nisur me këtë proces të ri, mënyra e re do të përdoret fillimisht si test “për një grup të vogël të përdoruesve” e pastaj do të kalohet për përdorim të përgjithshëm.
Kjo veçori të cilën e ka paralajmëruar WhatsApp-i është kërkuar që një kohë të gjatë nga përdoruesit e tij.