Tech

Huawei me fitime rekorde, taksa amerikane nuk pati efekt

Kompania kineze e teknologjisë, Huawei, ka deklaruar se fitimet në pjesën e parë të vitit 2019 janë rritur për 23.2 për qind, ani pse ndaj saj pati fushatë të ashpër të SHBA-ve që kah mesi i muajit maj u shndërrua në taksë.

Huawei ka llogaritur se ka pasur 58 miliardë të hyra që i bie 15 për qind më shumë sesa vitin e kaluar.

Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, porositë e telefonave kanë arritur në 118 milionë copë, ose 24 për qind sesa gjatë vitit 2018, transmeton KTV.

Rrjeti i furnizimeve me telefona u pengua kur SHBA-ja e futi Huawein në listën e zezë tregtare me arsyetimin se rrezikon sigurinë kombëtare pasi Pekini po e përdor kompaninë për spiunazh.

Përveç taksës amerikane, kompania Google ia ndaloi qasjen në disa prej aplikacioneve bazë, duke bllokuar edhe përditësimin e telefonave që punojnë me sistemin operativ Android, pronë e Google.