Tech

Selfimania vret pesë herë më shumë njerëz në vit se sulmet e peshkaqenëve

 

Për t’u dukur sa më bukur, shumë përdorues të telefonisë mobile nuk i shikojnë rreziqet në mjedisin në të cilin ndodhen, kur ata bëjnë një "paraqitje" për të marrë fotografi, kështu që selfitë shpesh kanë përfundim fatal.

Në një përpjekje për të marrë një "foto" të mirë për Instagram ose Facebook, në mes të tetorit 2011 dhe nëntorit 2017, të paktën 259 njerëz humbën jetën, sipas një studimi të revistës së ekspertëve nga India, Journal of Family Medicine and Primary Care.