Samsung Galaxy Fold i kalon të gjitha testet, së shpejti ri-lansohet Foto: GSM Arena

Samsung Galaxy Fold i kalon të gjitha testet, së shpejti ri-lansohet

21 July 2019 22:07

Muaji gusht do të jetë i zënë për Samsungun me afrimin e lansimitë të Galaxy Note10 dhe përgatitjen për ri-lansimin e Galaxy Fold.

Raporti më i fundit thotë se Samsungu është gati ta lansojë smartfonin e saj të palosshëm, shkruan gsmarena.

Sipas ekspertëve dhe burimeve të brendshme, gjiganti korean i teknologjisë ka ri-dizajnuar dhe testuar smartfonin e palosshëm, transmeton Koha.net. Kanë mbetur vetëm edhe disa gjëra përfundimtare para lansimit.

Megjithatë, lansimi në këtë muaj ende duke sikur një skenar më pak i mundshëm por marrë parasysh raportin e ri, gjërat po duken të mira për një lansim gjatë muajit të ardhshëm.

Ndoshta mund të jetë pas ngjarjes së 7 gushtit, lansimi i Galaxy Note10 Unpacked. Dyshohet se Samsungu do të zbulojë të dy smartfonët gjatë kësaj ngjarje.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme