Tech

Microsofti fillon testimin e Internet Explorer mode për Edge

Testet e Microsoftit për browserin Edge tani janë zgjeruar edhe në përdoruesit e biznesit. Kompania i ka mundësuar funksionet e biznesit në buildet Edge Dev, nga të cilat modi më i dalluar është Internet Explorer. Nëse kompanisë i nevojitet absolutisht Internet Explorer 11 për ta vizituar faqen burimore, është e mundur ta keni këtë opsion pa pasur nevojë të kaloni mes browserëve. Menaxherët e IT-së madje mund ta krijojnë një listë e cila automatikisht kalon në modin "legacy", raporton “Engadget”.

Publikimi gjithashtu ofron mundësi për përdorim në zyrë, si mbështetje për politikat grupore, masa më të rrepta të sigurisë dhe shikim të PDF në nivel biznesi, shkruan KOHA Ditore. Microsofti po fillon t’i livrojë disa nga funksionet të cilat do të jenë të gatshme në javët e ardhshme, dhe këtu hyn edhe kërkimi i integruar i përdoruesve, faqja e re tab me linqe Office 365 dhe sinkronizim i sigurt i të dhënave.

Buildet për developerë janë në fazën e hershme dhe është e mundur të presim gabime, prandaj nuk rekomandohet që ta përdorni këtë zgjidhje si browser kryesor për punë ose për përdorim të zakonshëm, nëse dëshironi përvojë pa probleme.