Për dy vjet tashmë, LG po lanson telefona me çmim të volitshëm në kuadër të linjës Harmony, ndërsa tani si duket po arrin modeli i tretë. Fotografia, e mundësuar nga informuesi @evleaks, e tregon pamjen e telefonit të ri, raporton GSMArena.
Fotografia e LG Harmony 3 tregon se pajisja do ta ketë një ekran më të gjatë, si dhe një kornizë më të vogël të sipërme dhe të poshtme krahasuar me paraardhësin e tij, shkruan KOHA Ditore. Kamera për selfie tani ka blic shoqërues LED, ndërsa në anën e majtë të kornizës shihen butonat për zë dhe me gjasë edhe aktivizuesin e Google Assistant.
Interfejsi i përdoruesit me siguri do të jetë versioni më i ri LG UX 8.0. Çmimi i pritur i telefonit është rreth 200 dollarë, nëse kompania e Koresë së Jugut e ndjek sistemin e deritanishëm me çmimet e linjës Harmony.
-
19 korrik 2019 15:45
-
Shpërndaje në: