Çipi i Qualcommit, Snapdragon 855 Plus, është krijuar për gaming dhe VR

Çipi i Qualcommit, Snapdragon 855 Plus, është krijuar për gaming dhe VR

19 July 2019 11:44

Qualcommi ka vendosur ta ndryshojë paksa sistemin e vet të deritanishëm që t’i prezantojë një herë në vit procesorët mobilë, dhe ky mund të jetë një lajm i mirë për përdoruesit e telefonave me Android që kërkojnë performancë të lartë, raporton Engadget.

Prodhuesi i njohur i çipave e prezantoi çipsetin e azhurnuar Snapdragon 855 Plus, i cili implementon performanca shtesë në dizajnin e njohur 855. CPU-ja tetëbërthamëshe Kryo 485 tani e ka një takt pune prej 2.96GHz në vend të 2.84GHz të mëparshëm, ndërsa GPU-ja Adreno 640 do të duhej ta mundësojë një përmirësim prej 15 për qind.

Këto nuk janë përmirësime ekstreme, por Qualcommi pretendon se do të jenë ideale për lojëra, ku performancat e GPU-së janë të rëndësishme, shkruan KOHA Ditore. Përmirësimet gjithashtu e bëjnë 855 Plus të aftë për ta përmirësuar përvojën AR dhe VR, inteligjencën artificiale dhe çdo gjë tjetër që është veçanërisht kërkuese. Ky nuk është një çip 5G, prandaj modemi i mbështet vetëm shpejtësitë LTE.

Për arritjen e Snapdragon 855 Plus nuk do të duhet të presim shumë, ndërsa Qualcommi pret që pajisjet me këtë çipset mund të fillojmë t’i shohim gjatë gjysmës së dytë të vitit 2019. Tani për tani është përmendur vetëm një prodhues i cili do ta përdorë çipsetin e ri, Asus e ka konfirmuar 855 Plus për telefonin e vet të ardhshëm ROG Phone II.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme