Nvidia nuk do ta lansojë GPU-në GeForce RTX 2080 Ti Super

Nvidia nuk do ta lansojë GPU-në GeForce RTX 2080 Ti Super

18 July 2019 23:42

Gjatë konferencës së sivjetme për gaming E3, Nvidia e ka publikuar linjën e azhurnuar të kartelave grafike Turing, të emërtuara GeForce RTX Super. Linja vjen në formën e modeleve GeForce RTX 2060, RTX 2070 dhe RTX 2080, por nuk janë përmendur detajet rreth asaj se si do të mund të duket GeForce RTX 2080 Ti, raporton TweakTown.

Ka pasur shumë thashetheme dhe spekulime në lidhje me numrin e bërthamave CUDA dhe GPU për modelin 2080 Ti Super, ndërsa disa pretenduan se kartela grafike do ta ketë TU102-400 die të plotë i cili përdoret edhe në kartelat grafike RTX Titan, shkruan KOHA Ditore.

Megjithatë, sipas autorit të sajtit TweakTown (i cili kishte biseduar me zyrtarët nga kompania Nvidia) nuk do të ekzistojnë versioni i kartelës grafike GeForce RTX 2080 Ti Super, që do të thotë se linja aktuale "Super" është komplete ashtu siç është tani.

Përveç kësaj, u theksua se nuk ka logjikë që Nvidia ta krijojë modelin RTX 2080 Ti Super, sepse do të ishte e vështirë që GPU sipas performancave të futej në zbrazëtirën midis modeleve GeForce RTX 2080 dhe RTX Titan.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme