Pas një periudhe të gjatë zhvillimi, sajti i ri Twitter.com po fillon të arrijë tek përdoruesit. Disa muaj pasi u paralajmërua, Twitteri tani ka zbuluar se po e mundëson sajtin e ri në nivel global, ndërsa përdoruesve do t’u ofrojë përvojë me shikim më të shpejtë dhe më të lehtë të përmbajtjes dhe më shumë opsione për konfigurim/personalizim, raporton Engadget.
Përveç lehtësimit të përcjelljes së bisedave, Twitteri thekson se qëllimi me këtë pamje të azhurnuar është që të mundësohet përvojë më konstante në krahasim me atë që përdoret në pajisjet mobile, shkruan KOHA Ditore. Prandaj, azhurimi do të mundësojë qasje më të lehtë në funksionet si Explore, Bookmarks, Lists, Direct Messages dhe profilet e përdoruesit.

Twitteri gjithashtu e di se ekzistojnë përdorues me shumë llogari, prandaj e ka mundësuar kalimin e lehtë në mes të llogarive përmes navigimit në pjesën anësore. Janë shtuar edhe temat e errëta Dim dhe Lights Out, së bashku me opsionet e ngjyrave për t’i personalizuar profilet.