Mozilla tani ofron listën e ekstensioneve të rekomanduara për Firefox

Mozilla tani ofron listën e ekstensioneve të rekomanduara për Firefox

16 July 2019 17:08

Mozilla tani ua lehtëson shfrytëzuesve përzgjedhjen e shtesave më të mira për Firefox nga moria e ekstensioneve që janë në dispozicion. Versioni më i ri i Firefoxit tani vjen me listën e ekstensioneve të rekomanduara, që janë përzgjedhur në bazë të sigurisë, se sa janë të përdorshme dhe sa të dobishme, përcjell Engadget.

Listën e ekstensioneve të rekomanduara mund ta gjeni në faqen Get Add-ons në kuadër të Firefox Add-ons Manager, shkruan KOHA Ditore. Mozilla po ashtu ka shtuar edhe funksionin që u mundëson shfruytëzuesve që të raportojnë ekstensionet e këqija direkt nga Add-ons Manageri.

Përveç përpjekjeve që ta bëjë më të sigurt ekosistemin e Firefox Add-ons, Mozilla e ka bërë edhe më të errët modin e errët Firefox Reader View. Modi deri më tani ka mbuluar vetëm pjesët e tekstit, duke e bërë krejt prapavijën e faqes të errët, duke lehtësuar kështu leximin në errësirë. Mirëpo, tani ky mod mbulon edhe të gjitha seksionet e tjera të faqes në të cilën shfrytëzuesit gjenden, përfshirë edhe toolbarin dhe sidebarin.

Mozilla ka azhurnuar edhe Firefoxin për iOS, i cili ta ka edhe seksionin Recently Bookmarked, si dhe mundësinë e ndërrimi të bookmarks. Ka edhe mundësinë e caktimit të sajteve të cilat shfrytëzuesi do që gjithmonë të hapen në modin për desktop.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme