Tech

Apple më 2020 do të publikojë katër iPhone?

Apple më 2020 do të publikojë katër iPhone?

Një raport i kompanisë JPMorgan zbulon që Apple, në përpjekje për të përforcuar shitjen e iPhone, do të publikojë katër telefona gjatë vitit 2020. Analistët besojnë që kompania nga Kupertino do të sjellë tri modele të reja OLED me modem 5G, dhe të paktën dy prej tyre do të kenë kamera ToF, përcjell GSMArena.

Apple zakonisht i publikon telefonat në shtator, para sezonit të festave të fundvitit, ndërsa tashmë e dimë që sivjet do të prezantohen tre telefona me sistemin e kamerave që është i pazakonshëm por i përmirësuar.