Tech

Firefox do të ofrojë internet pa reklama, por me parapagim

Firefoxi është një nga browserët më të popullarizuar për internet, ndërsa Mozilla Foundation që e krijon atë është organizatë jofitimprurëse e cila nuk nxjerr fitim nga baza e madhe e shfrytëzuesve të Firefoxit.

Kjo kompani gjithmonë ka qenë në kërkim të burimeve të fitimit, ku disa kanë qenë dështime. Në përpjekjen e vet më të re kjo kompani praktikisht kërkon nga shfrytëzuesit që të përcaktojë se sa janë të gatshëm të paguajnë për përvojën e internetit pa reklama dhe disa funksione tjera, përcjell SlashGear.

Mozilla kryesisht mbështetet tek donacionet dhe partneritetet, kurse sa u përket formave tjera të financimit kjo kompani thjesht nuk mund të shmangë zgjidhjet që implementojnë rivalët dhe me këtë rast të mos shkelë parimet e veta. Më fjalë tjera, kompania nuk mund të mbështetet në reklama.

Image

Kjo kompani si duket tani po përgatitet që të ofrojnë njëfarë zgjidhjeje që është më e qëndrueshme. Faqja “Ad-free Internet by Firefox” zbulon se çfarë do të përfshihet në strategjinë e re me parapagim të kompanisë, shkruan KOHA Ditore. Përveç largimit të reklamave, shërbimi do të ofrojë edhe audio versionet e artikujve dhe sinkronizimin mes platformave që përkrahin Firefoxin. Shfrytëzuesi do të mundë të kalojë mes pajisjeve dhe të vazhdojë punën në Firefox aty ku ka ngelur.

Është interesant që Mozilla ka theksuar që fitimin nga implementimi i një shërbimi të tillë parapagimi do ta ndajë me reklamuesit e sajteve që vizitojnë shfrytëzuesit. Për një çmim prej 4,99 dollarësh në muaj kjo gjithsesi nuk tingëllon tepër tërheqëse për reklamuesit, por tani për tani nuk dihen detaje të tjera për këtë shërbim.