Zbulohet dizajni i Google Pixel 4 Foto: GSM Arena

Zbulohet dizajni i Google Pixel 4

15 June 2019 17:31

Zbulimi i dizajni të smartfonit të ri të Googlet, Pixel 4, ishte disi befasuese, por kësisoj me familjen Pixel jemi mësuar.

Ngjashëm ka ndodhur edhe me modelin e vitit të kaluar, Pixel 3 XL, dizajni i të cilit është zbuluar në mënyrë anonime në Londër, shkruan gsmarena.

Pixel 4 duket se ka mbështjellësin nga pëlhura të cilin Google po e ofron që nga Pixel 2, transmeton Koha.net. Fotografitë e publikuara nuk zbulojnë shumë informata, përveç kamerës në formë katrore për të cilin tashmë e kemi parë.

Sipas uebfaqes “9to5Google”, personi që zbuloi dizajnin e Pixel 4 konfirmoi se në pjesën e përparme të smartfonit gjendet kamera e dyfishtë për ‘selfie’ sikur e Pixel 3 dhe 3XL dhe “balli i madh”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme