Tech

Varësia nga video-lojërat në të ardhmen mund të konsiderohet si sëmundje

Varësia nga video-lojërat mund të konsiderohet zyrtarisht sëmundje, pasi këtë gjendje e ka njohur dhe klasifikuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO).

Disa mjekë sugjerojnë se ky çrregullim është një varësi e veçantë që karakterizohet nga përdorimi i tepruar ose kompulsiv i lojërave kompjuterike, ose i video-lojërave që ndikojnë në jetën e përditshme të një individi, transmeton Koha Ditore.

Në qershor të vitit të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë përfshiu çrregullimet që lidhen me luajtjen e video-lojërave në rishikimin e klasifikimit ndërkombëtar të sëmundjeve, ndërsa pas pak ditësh do të votojë nëse do të konsiderohet zyrtarisht sëmundje.

Kompanitë që merren me prodhimin e lojërave kanë deklaruar se po i ndjekin reagimet e WHO-së dhe se janë të shqetësuara për këtë situatë.

Nga Microsofti deklaruan se ishin kujdesur tashmë që t’u japin prindërve më shumë kontroll se sa kohë mund të kalojnë duke luajtur lojëra fëmijët e tyre...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)