Huawei ka njoftuar se do të vazhdojë me përditësimin e sigurisë dhe shërbimit për telefonat e saj pasi gjiganti teknologjik ia ndaloi përditësimet për sistemin operativ Android.
Kompania kineze nuk tregoi se çfarë do të ndodhë me telefonat që tashti u është ndaluar qasja në shërbimet e Googleit, siç janë Gmail, YouTube dhe Chrome.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Huawei do të vazhdojë ofrimin e përditësimit për gjithë telefonat Huawei dhe Honor dhe do të vazhdojë të krijojë ekosistem softuerik që është i sigurt”, thuhet në njoftimin e kompanisë kineze, transmeton KTV.
Pajisjet e Huaweit në Kinë nuk kanë aplikacionet e Googleit, por ndalimi do t’u bëjë dëme përdoruesve jashtë Kinës, pasi llogaritet se 208 milionë telefona janë shitur jashtë vendit prodhues.
Ky bllokim i Googlet vjen pasi presidenti amerikan, e futi në listën e zezë tregtare edhe Huawein.