Duke filluar nga 27 shtatori, të gjithë telefonat inteligjentë që përdorin Android 2.3.7 Gingerbread ose më të hershëm nuk do të mund të kenë më qasje në shërbimet e Google, njoftoi vetë kompania.
“Kjo masë është krijuar për të mbrojtur sigurinë e përdoruesve”, shpjegoi Google.
Ata që përpiqen të hyjnë në aplikacionet në pronësi të Google pas kësaj date mund të hasin një mesazh gabimi relativ me emrin e përdoruesit ose me fjalëkalimin.
Aplikacionet më të përdorura, të përfshira brenda kufirit, do të jenë YouTube, Maps, Gmail, por edhe Drive dhe shënimet e Keep të sinkronizuara në Cloud./ ervo/
Artikuj të ngjashëm
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Rikthehet Facebooku
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
YouTube do t’ua mundësojë prindërve ta ndalojnë “scrollin” pa fund për adoleshentët