Qualcomm dhe HMD Global (kompania e cila i prodhon telefonat Nokia) kanë nënshkruar marrëveshje patentimi për 5G. Sipas kushteve të kësaj marrëveshje, Qualcomm ia ka miratuar HMD-së licencat e patentimit për të zhvilluar, prodhuar dhe shitur pajisje të brenduara 5G, raporton PhoneArena.
Njoftimi i konfirmon planet e HMD për ta publikuar një telefon 5G në të ardhmen e afërt. Gjithashtu, Qualcomm njoftoi se duke e shtuar HMD-në tani i ka mbi 35 licenca 5G dhe vazhdon t’i zgjerojë dhe konsolidojë punët me licencat.
HMD Global nuk është prodhuesi i vetëm i telefonave që e dëshiron një pjesë të tregut 5G. Kompanitë si Samsung, LG, OnePlus, Motorola dhe disa të tjera i kanë konfirmuar tashmë planet për të lansuar pajisje 5G këtë vit, ndërsa disa prej tyre tashmë e kanë bërë këtë, shkruan KOHA Ditore.
Nga të gjithë telefonat 5G që priten këtë vit, ka të ngjarë që ata me brendin Nokia do të jenë më të lirë ose në mesin e më të lirëve. Mbetet për t’u parë nëse HMD do ta lansojë telefonin e parë 5G në vitin 2019 apo do të presë që tregu të piqet paksa.
-
Nokia do të fitojë nga 3 euro për çdo telefon me 5G të shitur
-
A po kthehet telefoni i famshëm Nokia?
-
Rrjeti 5G vazhdon të shtrihet në SHBA, pritet të prezantohet telefoni që funksionon në këtë rrjet
-
“Huawei”: telefonat 5G me çmim nën 150 dollarë vijnë në fund të vitit
-
Analistët besojnë se sivjet 20% e të gjithë telefonave nga segmenti i mesëm do të kenë 5G