Tech

Oppo në përgatitje të telefonit të volitshëm Reno Z

Oppo në përgatitje të telefonit të volitshëm Reno Z

Oppo ka publikuar serinë e vet të parë të telefonave Reno muajin e kaluar me modelet Oppo Reno, Reno 10x zoom dhe Reno 5G, ndërsa si duket kompania kineze së shpejti do ta prezantojë edhe një alternativë më të lirë, raporton GSMArena.

China Telecom e radhiti shkurtimisht telefonin e ri Reno Z në sajtin e vet. Përveç renderëve dhe specifikimeve, ofrohen edhe informacione për çmimin.