Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Huawei sjell telefonin e vet të parë 5G më 16 maj në Londër

Huawei njoftoi se ka në plan ta prezantojë telefonin e parë 5G më 16 maj në Londër. E dimë se kompania kineze do ta implementojë 5G në modelin e vet të palosshëm Mate X, por deri në lansimin e këtij telefoni në treg na pret edhe një kohë. Kështu që telefoni i parë 5G i kompanisë kineze do të jetë një model tjetër, raporton TalkAndroid.

Ka mundësi që telefoni i parë Huawei 5G do të mbërrijë në formën e modelit Mate 20 X, i cili do të jetë më i madhi në serinë Mate 20. Mate 20 X do të ketë ekran 7.2 inçësh OLED, rezolucion FHD+ (2244 x 1080), procesor të fuqishëm Kirin 980, bateri e madhe prej 5000mAh dhe sistemin e njëjtë me tre kamera të cilin e ka Mate 20 Pro. Pritet që, ndryshe nga modeli Pro, Mate 20 X do të ketë sensor për gjurmë të gishtave në anën e pasme, shkruan KOHA Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nëse thashethemet janë të sakta, telefoni i ri do ta ketë edhe procesorin e kompanisë Balong 5000 5G. Lansimi i telefonit Huawei Mate 20 X pritet më 16 maj në Londër.