Kompania hapësinore “SpaceX” nisi për të dytën herë me sukses, raketën më të fuqishme në botë.
Raketa “Falcon Heavy” u nis me misionin e saj të parë komercial të enjten në mbrëmje nga qendra hapësinore e NASA-s Kennedy në Florida.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ishte e ngarkuar me një satelit komercial të Arabisë Saudite, transmeton VOA.
Për të kursyer para, SpaceX i përdor përsëri raketat duke i kthyer në tokë.
“SpaceX” është kompania e sipërmarrësit Elon Musk. Ai është gjithashtu shefi ekzekutiv i kompanisë që prodhon makinat elektrike Tesla.
“Falcon Heavy” u prodhua fillimisht për të dërguar njerëz në Hënë dhe Mars, por tashmë zoti Musk e ka transformuar raketën në një bartës të pajisjeve e furnizimeve për vendndodhje të largëta në hapësirë.
“Falcon Heavy” me 27 motorë është raketa më e fuqishme në përdorim që nga koha kur NASA përdorte raketat “Saturn 5” për të dërguar astronautë në Hënë, 45 vite më parë.