Tech

Energji nga valët e detit Adriatik

Gjiganti italian në fushën e hidrokarbureve dhe energjisë, ENI ka nisur një sistem inovativ të prodhimit të energjisë të aftë për të transformuar energjinë e prodhuar nga valët e detit në energji elektrike, duke iu përshtatur kushteve të ndryshme të detit në mënyrë që të garantojë vazhdimësi të lartë në prodhimin e energjisë.

Impianti pilot, i instaluar në det të hapur në qytetin e Ravenës, është i integruar në një sistem “hibrid inteligjent” të këtij rrjeti unik në botë, i përbërë nga sistemi i ruajtjes së energjisë dhe fotovoltaike.

Sistemi ka arritur një fuqi kulmore që tejkalon 51 kW ose 103% të kapacitetit të saj nominal. Kjo teknologji është e përshtatshme për fuqizimin e mjeteve të mesme dhe të mëdha në det të hapur dhe në të ardhmen do të lejojë ENI-n të konvertojë platformat e matura në det të hapur në shpërndarësa të gjenerimit të energjisë së rinovueshme.

“Valët janë burimi më i madh i papërdorur i ripërtëritshëm në botë, me dendësi shumë të lartë të energjisë, parashikueshmëri të lartë dhe ndryshueshmëri të ulët dhe për këtë arsye përfaqësojnë një burim premtues energjie për të ardhmen dhe të përshtatshme për dekarbonizimin e proceseve në det të hapur”, bëri të ditur kompania.