Tech

Inteli prezanton procesorin 4GHz Pentium Gold G5620

Intel prezanton procesorin e parë të bazuar në Pentium me një takt pune prej 4.00GHz, të emërtuar Pentium Gold G5620. Çipi e zëvendëson modelin G5600 në krye të linjës së prodhimit nga segmenti i ulët, raporton TechPowerUp.

Procesori është i bazuar në mikroarkitekturën 14nm "Coffee Lake" dhe i përfshin dy bërthama dhe katër threade, me një takt prej 4.00GHz pa Turbo Boost. CPU gjithashtu ofron cache 256 kbit L2 për bërthamë dhe 4MB të chache të përbashkët L3.

Zgjidhja grafike e integruar vjen në formën e GPU-së së Intelit UHD Graphics 630, me 24 UE. Kontrolleri i integruar dykanalësh i memories DDR4 i mbështet memoriet deri në 64GB DDR4-2400. Çipi ka TDP prej 65W, shkruan KOHA Ditore.

Procesori Intel 4GHz Pentium G5620 pritet në fillim të marsit ndërsa çmimi nuk është publikuar. Pritet që çmimi të jetë pak më i ulët ose pak më i lartë se 100 dollarë.