Para pak ditësh Vivo paralajmëroi telefonin e vet iQOO. Prodhuesi kinez nuk humbet kohë dhe tashmë ia ka prezantuar partnerëve telefonin nga linja e re. Gjykuar nga fotot që kanë rrjedhur, bëhet fjalë për një telefon të palosshëm.
Renderët janë mjaft të qartë - telefoni i gjatë mund të shndërrohet në pajisje më të madhe, si tablet. Ndryshe nga dizajni i lakimit nga brenda, të cilin do ta zbatojnë disa prodhues, telefoni iQOO do të paloset nga jashtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo{gallery}
Nuk ka asnjë informacion tjetër rreth telefonit, por sipas informuesve, kostoja e pritur e pajisjes është mbi 1,000 dollarë. Në renderë është shfaqur pajisja pa butona dhe porte, që do të thotë se telefoni do ta implementojë dizajnin pa butona/hapje apo ende bëhet fjalë për renderët e hershëm dhe mbetet të finalizohet telefoni.