Tech

Apple ka fituar miliarda dollarë nga Google Search për çdo vit

Google paguan Apple vetëm për të qenë makina e kërkimit e paracaktuar në iPhone miliarda dollarë në vit.

Në 2018-ën, Google ka paguar Apple 9.46 miliardë dollarë në atë që quhet “Kosto e blerjes së trafikut” (TAC), sipas analistit Rod Hall të Goldman Sachs, që citon rezultatet financiare të Google, transmeton koha.net.

Shuma të cilën Google e paguan Apple mund të rritet në 12.2 miliardë dollarë në vitin tjetër e 15.6 miliardë dollarë në 2021-ën, sipas analistit.

Me këtë marrëveshje, Apple fiton më shumë se sa që fiton nga shërbimi muzikor të saj, Apple Music.