Google Maps u ndihmon shoferëve t’u ikin radarëve Foto: Phone Arena

Google Maps u ndihmon shoferëve t’u ikin radarëve

16 janar 2019 22:24

Sipas Android Police, disa përdorues të Google Mapsit paralajmërohen kur gjenden në një zonë ku kamera e shpejtësisë është duke monitoruar se sa shpejt janë duke vozitur.

Gjithashtu, nuk keni nevojë ta shikoni telefonin ndërsa jeni duke vozitur sepse Google Maps ju paralajmëron përmes një alarmi me zë kur kamera e shpejtësisë është afër, transmeton Koha.net.

Kjo veçori është në dispozicion për një numër të kufizuar të përdoruesve të Google Mapsit, dhe duket se Google fillimisht është duke e testuar këtë lloj paralajmërimi në disa lokacione para se të vendos që ta lansojë për të gjithë përdoruesit e Mapsit, shkruan phonearena.

Google Waze (iOS, Android), është një aplikacion i cili paralajmëron përdoruesit për shfaqjen e kamerave të shpejtësisë ku janë duke vozitur dhe po ashtu raporton edhe përdoruesit të tjerë të Wazet që gjenden afër zonës së njëjtë.

Veçoritë tjera të Wazet mund të përfshihen edhe në Google Maps, përcjell Koha.net. Në nëntor të vitit të kaluar, disa përdoruesve u janë shfaqur disa butonë në pjesën e poshtme të aplikacionit të cilat u lejoi atyre të raportojnë lokacionet e një aksidenti.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme