Tech

Galaxy i Samsungut feston 10-vjetorin sivjet, ka gati tre “bishat” e teknologjisë

Smartfonët e rinj të gjigantit të teknologjisë, Samsung, do të dalin në shitje muajin e ardhshëm.

Pritet që të dalë Samsung Galaxy S10, S10 Plus dhe S10 Lite, të cilët do të prezantohen në një ngjarje zyrtare në San Francisko më 20 shkurt.

Këtë vit, Samsung feston 10-vjetorin e krijimit të smartfonëve Galaxy, të cilat renditen më të shiturat në botë pas iPhone. Pritet që Samsung S10 të ofrojë mbështetje për rrejtin 5G si dhe pritet që të vijë me disa risi të tjera teknologjike.

Njoftimet paraprake tregojnë se nuk do jetë një smartfon i lirë. Samsung S10 me 128GB memorie të brendshme do të kushtojë 669 funte, ndërsa S10 Plus me 1TB memorie të brendshme do kushtojë 1,399 funte.

Ndërsa çmimi i S10 Lite nuk është zbuluar ende./oranews