Tech

Aplikacioni që flet për ata që s'kanë zë

Descriptive Text

Jeta e Vlastimil Gular ka marrë një kthesë të papritur një vit më parë pasi një operacion i vogël në kordat e zërit, ka rezultuar me kancer të fytit, prandaj i është dashur të largojë laringun. Bashkë me të, ai ka humbur edhe zërin.

Mirëpo 51-vjeçari, baba i katër fëmijëve, vazhdon të flasë, duke përdorur zërin e tij në vend të ndonjë zëri robotik, falë një aplikacioni të zhvilluar nga dy universitete çeke.

“Më duket shumë i dobishëm”, ka thënë Gular për agjencinë e lajmeve AFP, teksa ka qenë duke shkruar se çfarë dëshiron të thotë dhe më pas me ndihmën e aplikacionit, mesazhi i është kthyer në zë.

“Nuk jam shumë i mirë në përdorimin e protezave zanore”, ka thënë ai, duke prekur vendin ku është bërë operacion në fytin e tij dhe tani është bosh.

Proteza, një pajisje e vogël e vendosur në fyt u lejon njerëzve të flasin duke prekur atë me dorë, ashtu që të ketë qarkullim të ajrit dhe të krijohet tingulli.

Mirëpo, Gular preferon pajisjen e re teknologjike për zë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë