Tech

Facebooku pranon se lejoi Netflixin e Spotifyin të lexojë mesazhet private të përdoruesve

Facebooku pranon se lejoi Netflixin e Spotifyin të lexojë mesazhet private të përdoruesve
Foto: Ilustrim
 

Facebooku ka pranuar se i lejon kompanitë e jashtme, si Spotify e Netflix, që të kenë qasje në mesazhet private të miliona njerëzve në platformën e saj.

Pas publikimit të një artikulli nga "New York Times" në atë se si Facebooku shpërndan të dhënat e përdoruesve me partnerët e saj, kjo kompani ka pranuar se i ka dhënë qasje në mesazhe private kompanive të palës së tretë, transmeton koha.net.