OnePlus bashkëpunon me McLarenin për supersmartfonin McLaren OnePlus 6T

OnePlus bashkëpunon me McLarenin për supersmartfonin McLaren OnePlus 6T

11 December 2018 15:28

McLaren OnePlus 6T sapo është lansuar në një ngjarje në zyrat qendrore të McLarenit, ku prodhuesi i veturave luksoze e kompania e prodhimit të smartfonëve kanë filluar bashkëpunimin e tyre.

Që të dy këto kompani janë të etura për shpejtësi të lartë, transmeton koha.net.

McLaren sapo ka lansuar veturën më të shpejtë që ka prodhuar ndonjëherë e po ashtu edhe OnePlus smartfonin më të shpejtë.

Smartfoni i tyre ka 10GB RAM e 256GB hapësirë në memorie.

McLaren OnePlus 6T do të jetë smartfoni i parë në botë i lansuar globalisht me 10GB RAM.

Ky smartfon për vetëm 20 minuta mbush 50% baterinë 3,700mAh të saj, e që është po ashtu një risi në botën e smartfonëve.

McLaren OnePlus 6T kushton 699 euro, duke u bërë smartfoni më i shtrenjtë që është prodhuar nga OnePlus ndonjëherë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme