Një anije kozmike e NASA-s, zbuloi atë që shkencëtarët thonë se janë përbërës të ujit në një asteroid, zbulim ky që mund të mbajë gjurmë të origjinës së jetës në tokë.
Shkencëtari i Universitetit të Arizonës, Dante Laureta, tha të hënën se në asteroid u gjetën gjurmë të hidrogjenit dhe molekulave të oksigjenit të ngulitura në sipërfaqen shkëmbore të asteroidit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsteroidi i emëruar si Benu, rrethon diellin, përafërsisht në të njëjtën distancë si toka, raporton REL.
Studimi nisi në vitin 2016 dhe shkencëtarët tani po presin kthimin e sondës në tokë, për të sjellë mostrat të cilat do të hulumtohen më tutje.
Ndërkohë, një tjetër anije e NASA-s shënoi rekord, pasi shkencëtarët bënë të ditur se ajo kishte hyrë në hapësirën ndëryjore, 41 vite pasi u nis.
Agjencia e hapësirës së SHBA-së, tha se të dhënat nga instrumentet në bordin e anijes zbuluan se ajo kishte kaluar skajin e jashtëm të heliosferës.