Tre vite pasi erdhi në Windows 10, shfletuesi Microsoft Edge është pasuruar me shumë funksionalitete dhe tregoi disa rezultate statistikore inkurajuese, megjithatë nuk ka arritur të marrë vëmendje nga konkurrenca.
Windows Central raportoi se gjiganti i teknologjisë, Microsoft, ka vendosur të hequr dorë përgjithnjë nga shfletuesi e kompanisë në favor të një shfletuesit “Chromium”, kodi burimi i hapur i cili gjendet pas shfletuesit Chrome, Brave, Amazon Silk madje edhe Opera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShfletuesi i ri i Microsoftit në punim e sipër bart emrin e koduar Anaheim.
Muajin e kaluar u raportua se Microsoft po bashkëpunonte me Googlen për të sjellë shfletuesin Chrome në kompjuterët Windows 10 me procesorët e ARM-së.
Një shfletues i ri i bazuar në kodin e Chromet jo vetëm që do të përmirësonte eksperiencën e shfletimit në Windows 10, por gjithashtu do ti linte hapësirë Microsoftit të shtojë funksione unike për këtë sistem operativ./pcworldalbanian