Google është kritikuar shumë herë për vonesat e shumta me përditësimet e Androidit.
Ndërsa përdoruesit e iPhonet kanë luksin të marrin versionet e reja të iOS-it në çështje ditësh, përdoruesit Android presin me muaj të tërë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë projekti i ri i Googlet i quajtur Treble kërkon ta ndryshojë këtë situatë. Kompania tha se të gjitha pajisjet me Android 9 Pie do të pajisen me Strukturën Treble.
Google thotë se falë kësaj nisme, smartfonët me Android 9 Pie do të jenë më të shumtë në numër në fund të vitit krahasuar me versionin e kaluar Android Oreo në fund të 2017-ës.
Një deklaratë të ngjashme Google e lëshoi edhe vitin e kaluar.
Në shkurt të këtij viti Android 7 Nougat u bë sistemi operativ më popullor i lansuar dy vite më parë.
Treble do të adresojë këto hendeqe nëse struktura vendoset si standard tek pajisjet e reja./pcworldalbanian