Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple prezanton orën e mençur “Series 4”

Apple është duke mbajtur konferencën e radhës përmes së cilës shpalos produktet e saj më të reja.

Ka prezantuar edhe orën më të re që quhet “Series 4”, dhe ka 30 për qind ekran më të madh se paraardhësi i saj, transmeton Koha.net.

Kjo është krijuar nga kristali qeramikë dhe safire, raporton Reuters. Me modelin e ridizajnuar ajo do të jetë dy herë më e shpejtë.

Kjo orë mban një çip që detekton kur një person rrëzohet, dhe ajo mund të bëjë një thirrje emergjente pasi të jetë detektuar rrëzimi i personit.

“Series 4” gjithashtu mund të detektojë rrahjet e çrregullta të zemrës dhe rrahjet e ulëta të zemrës.

“Serie 4” është certifikuar nga Administrata amerikane. Kjo orë do të jetë në dispozicion në tri ngjyra – argjend, ari, dhe e hirtë.

Me këtë rast çmimi i “Series 3” do të bie në 279 dollarë.

Edhe Apple tërheq disa produkte nga shitja pas prezantimit të iPhone 17 Tech 10 muaj më parë Apple tërheq disa produkte nga shitja pas prezantimit të iPhone 17

Adhuruesit e kësaj ore do të kenë mundësi të porosisin këtë orë nga data 14 shtator, kurse nga transportimi do të nisë më 21 shtator.

Cook ka thënë gjithashtu se orët e mençura të Apple janë numër një në botë.

{gallery}