Ka nisur eventi i shumëpritur i gjigantit teknologjik, Apple, në të cilin pritet lansimi i iPhoneve të rinj.
Sot pritet të lansohen iPhone Xs, iPhone Xs Max dhe iPhone 9.
Pos këtyre do të ketë edhe njoftime të reja.
Gjithçka mund të shihni përmes transmetimit direkt duke klikuar KËTU.
19:16 - Drejtori ekzekutiv i Tim Cook ka deklaruar se 500 milionë njerëz vizitojnë dyqanet e Apple brenda një viti, raporton Reuters.
Edhe
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se Apple së shpejti do ta shesë pajisjen e saj të 2 miliardë me sistemin IOS.
Cook ka thënë gjithashtu se orët e mençura të Apple janë numër një në botë.
Apple prezanton orën e mençur “Series 4”
19:35 - Apple ka prezantuar orën më të re “Series 4”, detajet e së cilës mund t’i lexoni KËTU.
Prezantohet iPhone i ri – “Telefoni më i avancuar në histori”
19:41 - Është prezantuar telefoni më i ri i kompanisë Apple, iPhone Xs. Versioni i madh do të quhet iPhone Xs Max.
Edhe
Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
20:30 - Apple ka lansuar telefonin e ri
iPhone XR quhet telefoni i ri i kompanisë që do të vijë me ekran deri në skaje. Ekrani i këtij telefoni është me madhësi 6.1-inç