TE LINDA

Te Linda - Bishtaja me oriz

Përbërësit: 
1 qepë
450gr bishtaja të gjelbra “Bonduelle”
Vaj ulliri
Kripë/piper
Fara të piperit djegës “Besijana” 
1 lugë çaji kopër të thatë
20gr gjalpë
Oriz sipas dëshirës

Përgatitja: 
Bishtajat zihen mbi avull. Qepa e prerë në formë gjysmërrethore skuqet në vaj ulliri. Pasi të përgatitet, shtohen bishtajat e ziera, gjalpi dhe erëzat, ndërsa skuqen sërish bashkërisht për 2 deri në 3 minuta. Ushqimi shërbehet me oriz të përgatitur sipas dëshirës.