TE LINDA

Pasta karbonara me shparguj

Përbërësit:

500gr pasta

2 tuba shparguj

100gr mish i thatë

3 të verdha të vezëve

50gr djathë Parmesan

20gr gjalpë

3-4 thelpinj hudhër

2 lugë krem qumështi Hopla

Kripë/piper

Përgatitja: Në ujë të kripur ziejmë pastat, bashkë me shpargujt e ndarë në pjesë të vogla. Në enë tjetër skuqim mishin me hudhrën e grimcuar. Në një tjetër enë shtojmë të verdhat e vezëve me Parmesan dhe kremin e qumështit.

Pastat e ziera i kullojmë dhe i shtojmë në enën ku është skuqur mishi me hudhër. Shtojmë më pas pak ujë nga masa ku janë zier pastat. Në fund shtojmë masën nga të verdhat e vezëve, duke i trazuar me shpejtësi të madhe. Në fund shtojmë gjalpin.