TE LINDA

Bakllava e shpejtë

Përbërësit:

2 vezë

2 të verdha të vezëve

100ml jogurt

50ml vaj misri

Rreth 350gr miell

Niseshte

300gr arra

100gr kumbulla të thata

500gr sheqer

500ml ujë

Përgatitja:

Gatuajmë brumin, duke ia shtuar miellit fillimisht përbërësit e lëngshëm. Brumin e fituar e lëmë që të pushojë rreth 1 orë. Ndajmë pastaj brumin më 8 toptha dhe e lëmë sërish që të pushojë për edhe së paku 30 minuta. Brumin e pushuar pastaj e hollojmë në peta një nga një. Secilën petë e lyejmë me gjalpë, duke i vendosur njërën mbi tjetrën.

Petën e fundit e mbulojmë me arra dhe kumbulla. Pastaj e rrotullojmë, duke ia dhënë formën e rollatës. I presim në trashësi prej rreth 1.5 centimetrash dhe secilën e vendosim në tepsi. Shtojmë sipër secilës gjalpin e mbetur.

Masa piqet për 10 minuta në temperaturë 180 gradë Celsius, e pastaj temperatura ulet në 130 gradë Celsius dhe pjekja vazhdon edhe për një orë. Bakllavaja e pjekur dhe e ftohur përvëlohet me sherbet.