TE LINDA

Biskota të njelmëta dekorative

Përmbajtja:

• 100gr miell

• 150gr djathë parmezan të bluar

• 100gr gjalpë

• 1 vezë

• Kripë

• Erëza (kopër, borzilok, rigon...)



1. Tundim gjalpin me vezë

2. Shtojmë miellin dhe djathin.

3. Gatuajmë brumin, pastaj e lëmë në frigorifer të pushojë 30 minuta.

4. Marrim brumin dhe e hollojmë me trashësi 4-5mm.

5. Ndajmë biskotat me forma të ndryshme.

6. Piqen mbi letër kuzhine rreth 10 minuta në 180°C.