TE LINDA

Oriz “carbonara”

20gr gjalpë

100gr mish të thatë

3 thelpinj hudhër

200gr oriz

500ml lëng nga kockat e viçit

Majdanoz të freskët

2 të verdha të vezëve

50gr djathë “parmesan” + 50gr të tjera

200ml krem qumështi

 

Përgatitja

Mishin e thatë të grimcuar e skuqim në pak vaj ulliri.

Ia shtojmë hudhrën e grimcuar.

Pastaj shtojmë edhe orizin dhe e skuqim të gjithë masën për 2 minuta.

Në fund, shtojmë gradualisht lëngun e mishit derisa orizi te ziej përafërsisht 80 për qind.

Marrim pastaj një enë dhe i shtojmë të verdhat e vezëve, kremin dhe 50gr “parmesan”. Dhe masën e përziejmë mirë.

Pastaj shtojmë orizin e zierë.

Masën e fituar e vendosim menjëherë në tepsi, mbi ia hedhim “parmesanin” e mbetur.

Gjithë përbërësit piqen në 200 gradë Celsius, derisa të marrë ngjyrë të bukur të artë.